Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë. Por aktualisht janë aktive vetëm 3 vatra, në Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin dhe në fshatin Qukës në Përrenjas.