1 milion shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë në vend gjatë majit. Numri vjen me rritje 77% nga një vit më parë dhe rreth 20% më i lartë se viti rekord i 2019-ës. Statistikat tregojnë se vendet nga të cilat kanë hyrë më shumë njerëz janë Greqia me gati 5 herë më shumë. Pas heqjes së kufizimeve nga pala greke, emigrantët shqiptarë janë kthyer në vendlindje. I njëjti trend paraqitet edhe për Italinë me 30 mijë udhëtarë më shumë gjatë këtij viti.