Ekipi i Top Channel, udhëtoi drejt Metula-s në Izrael, shumë pranë kufirit me Libanin. Në videot e siguruara nga gazetari Artur Bibe, duket një fshat i Libanit, ndërsa vihet re zona e shkretuar nga sulmet e herëpashershme. Të veshur me jelekë antiplumb dhe helmetë, grupi i xhirimit u largua disa minuta më vonë nga zona, që ka qenë një pikë e nxehtë e sulmeve.