Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films, u shfaq në pallatin e Kongreseve mbrëmjen e të hënës. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.