Në qytetin ku u xhiruan një pjesë e skenave të filmit “Në kuadër të dashurisë” premiera shënoi suksesin e radhës. Për publikun i cili e kishte pritur me padurim këtë realizim pritja nisi herët e duartrokitjet i shoqëruan artistët që prej sheshit të teatrit teksa vinin njëri pas tjetrit. Dikush për të parë interpretimin e personazheve të tyre të dashur dhe dikush për të shijuar prodhimin e parë filmik të Top Channel pritshmëritë ishin të larta