Top Channel/ Në Kosovë, zv.kryeministri goditet me tortë dhe “milkshake”
21/03/2023 21:55

Vijojnë tensionet në Kosovë pas arritjes së dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë në Samitin e Ohrit për zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Kjo është manifestuar edhe gjatë ditës së sotme kur aktivistë të PSD-së i kanë hedhur tortë dhe “milkshake” (lëng frutash) zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe pamjet e incidentit i kanë shpërndarë në rrjetet sociale. “Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.” Në tortën me të cilën u tentua të goditej në fytyrë Bislimi, shkruhej “përhajër Zajednicën”, duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.

Top News – PDK: Ligji për Specialen, në dhjetor / Vetëvendosje pret draftin, Aleanca premton votën
29/11 14:46
Top News – Pse ndodhin vrasjet në Kosovë!!! Tradita del mbi ligjin, në familje ‘sundon dinosauri’
29/11 14:26
Top Channel/ Kosova nderon familjen Jashari në Prekaz
28/11 12:08
Top Channel/ Prishtinë, tensione për vendosjen e muralit të Nënë Terezës: Ndërhyn policia!
28/11 11:32
Top Channel/ Kosova feston Ditën e Forcës. Kazerma “Adem Jashari” hap dyert për qytetarët
27/11 15:19
Top Channel/ Integrimi në BE, Shiroka-Pula: Kosova të trajtohet si e barabartë me të tjerët!
27/11 14:58
Top News-‘Dita e Forcës’ në Kosovë/ Presidentja-FSK-ja, garanci për mbrojtjen e sovranitetit
27/11 12:07
Top Channel/ Ligji për “specialen” në Kosovë, Kuvendi nderon luftëtarët e lirisë
26/11 19:45
Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54