Ky është Ferdinant Rrushi i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit 2021, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastesisht mbasi 43 vjeçari i thirri në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën , i denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha . Ferdinant Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.