Policia e Krujës kapi dhe vuri në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. 29-vjeçari i ndaluar, akuzohet se është bashkautor i një rasti të kultivimit të bimëve me anë të llambave, që u godit nga policia e Kurbinit, në dhjetor të vitit 2021, gjatë operacionit “Bushneshi”. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 7 shtetas, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe u sekuestruan 506 bimë kanabisi dhe 58 kg kanabis.