Ka zgjatur vetëm pak ditë arratia e grabitësit të dytë në filialin e postës shqiptare në Kamëz, Elis Suçi. I riu ka rënë në pranga dy ditë pas grabitjes, ku me një pistoletë kërcënoi sportelisten në filialin e postës, duke i marrë paratë. Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se të riut i janë sekuestruar edhe paratë e grabitura në filialin e postës.