Një 47-vjeçar I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane u arrestua nga policia e Shkodrës. Në pranga përfundoi Armand Dani. Ai u ndalua pasi gjykata e Novaras në Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.