Top Channel/ “Në kërkim” nga socialistët,reagon deputetja e Shkodrës pas njoftimit të largimit nga PS
15/06/2026 21:03

22 orë pas njoftimit se largohet nga Partia Socialiste dhe del si deputete e pavarur, ka reaguar sërish Marjana Koçeku. Ajo ka postuar një foto të një flamingoje në Instagram dhe Facebook, duke lënë të kuptohet se arsyeja e largimit janë protestat dhe se këtyre të fundit u ‘bashkohet’. Ndërkohë, deputetët socialistë u vunë “në kërkim” të koleges, e cila mbrëmjen e të dielës njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS për të vijuar rrugëtimin parlamentar si e pavarur. Disa prej deputetëve të PS-së i thanë Top Channel se kanë tentuar të lidhen me kolegen e tyre, por telefoni i saj është i fikur. Ndërsa disa të tjerë, me humor, thanë se Marjana Koçekut i është hakeruar llogaria në Facebook, nga ku ajo në gegënisht shkruante se: “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”. Mësohet se këtë vendim Marjana Koçeku nuk ia ka komunikuar deri më tani zyrtarisht kryetarit të Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili në mbledhjen e grupit paraditen e kësaj të hëne citohet të ketë thënë se “për këtë çështje do të flasim në një moment të dytë”. Ky vendim i befasishëm i deputetes së qarkut të Shkodrës ka prodhuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, mes tyre edhe ato që i kërkojnë t’ia kthejë mandatin PS-së, forcës politike e cila e promovoi deri në fitimin e mandatit. Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ishte një prej prurjeve të reja në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Vetë Edi Rama, me bekimin e Benet Becit, drejtues i atëhershëm politik i qarkut Shkodër, e vendosën zonjën Koçeku në krye të listës të mbyllur të socialistëve në qarkun e Shkodrës. Zonja Koçeku u bë e njohur për udhëheqjen e një biznesi familjar ku përfshihej një bujtinë dhe mbarështimi i dhive, i kthyer në një atraksion për qindra vizitorë të huaj.

Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28
Top News – Protestat studentore/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë
21/10 13:23
Top News – “Ata me kapuç do t’i ndjekim këmba-këmbës”/ Rama: U bë deti kos!
21/10 13:22
Top Channel/Protesta e studentëve,pas kryeministrisë protestuesit spostohen tek Ministria e Arsimit
21/10 13:17
Top News – Vrau dy vëllezërit në Kamëz. Zbardhet dëshmia – Më dhunuan barbarisht mua e prindërit
21/10 13:10
Top News – Bojkot i vakët në rrethe. Korça e Elbasani bashkohen pjesërisht, të tjerët në normalitet
21/10 13:08
Top Channel/ Sulmi i protestuesve ndaj bankave, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta
21/10 13:07
Top Channel/ Protestuesit konfrontohen me një grua para kryeministrisë: Larg Komunistët
21/10 12:48
Top Channel/ Protesta e pedagogëve, shpallen bojkot, thyejnë karriget e vendosura nga Rama
21/10 12:46
Top Channel/ Protesta e pedagogëve/ Bojkoti përhapet edhe në Universitetin e Korçës “Fan Noli”
21/10 12:46
Top Channel/ Protesta e pedagogëve/ Bojkotohet mësimi në Tiranë. Vendosen pankarta tek politeknikumi
21/10 12:46
Top Channel/ 17 të shoqëruar gjatë përplasjes së dhunshme dje në rrugët e Tiranës
21/10 12:45
Top Channel/ U kapën nga policia dhe akuzohen për akte dhune, 59 protestues në gjyq
21/10 12:45
Top Channel/ Një protestuese del pro dialogut me Ramën, debaton ashpër me tubuesit e tjerë
21/10 11:46
Top Channel/Protestuesja shpërthen në protestë: Ta shohin prindërit tanë që e kanë votuar këtë se…
21/10 11:45