Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është kapur në Durrës me qëllim ekstradimi. Gentian Lika ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 6 vite burg për trafikim narkotikësh, ndërsa ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “FAST”. “Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve.