Autori që dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Edis Reçaj një natë më parë në Shkodër është identifikuar këtë të mërkurë. Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet dhe pas një debati mes njëri-tjetrin, autori e ka qëlluar me plumb në këmbë 28-vjeçarin. I riu morri plumb në këmbë dhe më pas iu drejtua spitalit të Shkodrës. Njoftimin për plagosjen e tij e ka dhënë reparti i urgjencës dhe më pas nisën kërkimet për autorin e dyshuar.