Temperaturat e larta kanë pushtuar sërish Italinë, ndërsa meteorologët flasin për një valë tjetër të të nxehtit afrikan. Në të paktën 16 qytete janë ngritur alarme të kuqe për temperaturat që mund të kalojnë 40 gradë Celsius, ndërsa temperatuarat më të larta parashikohen të arrihen ditën e mërkurë. Sipas meteorologëve, zona me pritshmëri të larta për të nxehtin ekstrem janë Bolonja, Bolzano, Brescia, Firence, Frosinone, Genoa, Latina, Milano, Napoli, Palermo, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste dhe Verona.