Raporti i Institutit të Shëndetit Publik ka zbardhur gjetjet e hetimit epidemiologjik të zhvilluar pas rritjes së rasteve me simptoma te helmimit te 128 banoreve në Fushë-Arrëz.Hetimi i ISHP-së ka vënë në fokus sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem.