Në fshatin Shenpjetër të Fierit, banorët janë të tronditur pas lajmit të rëndë për vrasjen e Albes, nënës së dy fëmijëve, e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Shtepia e familjes Cenko është e mbyllur, pasi nëna e Kastriotit, që jeton e vetme, është larguar një javë më parë për në Greqi, ku jetojnë edhe tre djemtë e saj.