Top Channel/ Në fillim “kërbaçin, pastaj kulaçin”, Trump e zbut me Kinën: Sot bisedime mes palëve!
09/06/2025 11:27

Pasi i tregoi Kinës dhëmbët me tarifat tregtare gjunjëzuese, Donald Trump i uli tonet me homologun kinez, Xi Jinping. Sipas një njoftimi të Presidentit amerikan, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen sot në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare, në vazhdën e telefonatës së mëhershme që theu akujt mes dy liderëve. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Howard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, sic sqaroi Trump në platformën e tij Truth Social. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh me optimizëm se: "takimi pritet të shkojë shumë mirë". Trump ra dakord për raundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten me Xi Jinping. Sipas Presidentit amerikan, bisedimet kanë për qëllim të diskutojnë detajet e njëmarrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha të botës. Pas telefonatës, Pekini u shpreh shumë më i rezervuar dhe i kërkoi SHBA-së t'u përmbahet kushteve dhe rregullave të ndërsjella të përfshira në marrëveshje, teksa insistoi se pala kineze e ka zbatuar marrëveshjen me seriozitet dhe ndërgjegje. Që nga marrja e postit, Trumpi nisi një kurs të ashpër në politikën tregtare ndaj Kinës, duke i rritur tarifat doganore ndëshkuese ndaj importeve kineze në SHBA deri në shifrën marramendëse prej 145 përqindësh, të cilave Pekini iu përgjigj me kundër-tarifa. Në mesin e muajit maj të dyja palët ranë dakord në një takim në Zvicër që të ndalonin spiralen e përshkallëzimit dhe ranë dakord, të paktën përkohësisht, për një ulje të ndërsjellë të tarifave.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54