Ekspozita “Në emër të lirisë” ekspozon rreth 157 punime artistike, në pikturë dhe grafikë, të artistit autodidakt Rexhep Selimi me elemente që vijnë nga folklori shqiptar. I ndodhur në kushte jo të zakonshme, brenda qelisë së tij në Hagë, ai shfaq një talent të fshehur duke hedhur fillimisht në letra, më pas në kartona dhe telajo përjetimet e tij mbyllur në dhomën e ftohtë të burgut të sigurisë së lartë.