Top Channel/ Në Egjipt, palestinezët e parë. Pikëkalimi Rafah u hap pas sulmeve në kampin e refugjatëve
01/11/2023 21:59

Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. Lëvizja erdhi pas goditjes për të dytën ditë me radhë të një kampi refugjatësh. Të mërkurën Egjipti lejoi kalimin e 110 personave që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë në Gaza. Plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt. Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta. Edhe pse bombardimet kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe furnizimet me ujë, ushqim dhe karburante janë pakësuar, askush deri më tani nuk ishte lejuar që të largohej nga enklava. Pikëkalimi kufitar Rafah, mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, është rruga e vetme përmes të cilës mund të kalojnë njerëzit por edhe të futen futen ndihmat në Gaza drejtpërdrejt pa kaluar nëpër Izrael, si dhe dalja e vetme e cila nuk të çon në tokën izraelite. Egjipti, vendi i vetëm arab i cili e ndan kufirin me Gazën, dhe Jordania, e cila kufizohet me Bregun Perëndimor të uzurpuar nga Izraeli, kanë kërkuar që palestinezët të mos detyrohen ta braktisin tokën e tyre. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55