Moti i keq pezullon përkohësisht lundrimet. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë vonesa të theksuara në lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut. Natën e kaluar lundrimet janë pezulluar nga portet e Durrësit dhe Barit, duke e zhvendosur grafikun e lëvizjeve me disa orë.