Katër çifte lejlekësh dhe dy çifte të kalit të qyqes janë rikthyer këtë pranverë në luginën e Drinos, një nga korridoret më të rëndësishme të migrimit të shpendëve në Shqipëri. Sipas ornitologëve, ky është një zhvillim me rëndësi të veçantë për ekosistemin e zonës dhe një tregues i përmirësimit të habitatit të shpendëve të kërcënuar në nivel global.