Top Channel/ “Në drejtësi jemi ende në epokën e gurit”/ Rama: Mbështetje për SPAK
21/03/2025 13:56

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë prezantimit të raportit të GRECO për luftën antikorrupsion, për sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ai tha se intervistat me të pandehurit në prokurori vijojnë ende të bëhen pa regjistrime kamerash dhe audiosh, të cilën Rama tha se duhet të vendosen me urgjencë. Rama shprehu sërish mbështetje për SPAK, GJKKO, gjykata dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në vendin tonë. “Dua të theksoj se shumë shpejt ne do të vazhdojmë me hapjen e kapitujve të tjerë, ndryshe nga sa është thënë ditëve të fundit në pasqyrat e kënetës. Nuk dua të shtoj ose të marr më shumë kohë nga çfarë u tha, dua vetëm të them që për ne ky nuk është absolutisht një moment për t’u ulur ose kompletuar panoramën e arritjeve por janë motive të forta për të qenë ambiciozë për të shkuar më tej. Po bëjmë përpjekje për ta thelluar këtë progres, duke përgatitur një dallgë tjetër reformash të antikorrupsionit me përfshire të madhe të të gjitha institucioneve. Duke vazhduar ne si qeveri të bëjmë një punë të konsiderueshme akoma më të madhe për të vënë në dispozicion të këtij procesi edhe zhvillimet e teknologjisë, jemi duke përgatitur një model unik, në lidhje me AI. Është i pari model që do të mbulojë 95% të procesit pa përfshirje të njeriut, para pak javësh kemi pasur ëorkshop, me ata që merren me AI. Ka qenë shumë inkurajues, por edhe domethënës për ne. Ne po mundohemi dhe po e bëjmë në bashkëpunim me Mira Muratin dhe grupin e saj dhe Microsoft. Jemi të vetëdijshëm që kadastra ka nevojë për të qenë më shumë efektive në shërbimin e qytetarëve dhe ndërkohë që ecim me digjitalizimin e plotë të kadastës, falë mbështetjes së Komisionit Europian po punojmë për të futur inteligjencën artificiale në kadastër. Në drejtësi jemi ende në epokën e gurit, zhvillojmë intervista në prokurori, edhe në polici në fakt pa auto dhe pa video. Intervistat në prokuroi që nga ato të përgjithshme deri tek specialet bëhen si në kohën e gurit, unë të shoh ti më sheh, të pyes dhe më thua, unë shkruaj çfarë të dua. Është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare, duhet korrigjuar me urgjencë, duke mbështetur fuqimisht SPAK, gjykatën GJKKO dhe të gjitha institucionet e tjera të reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe duke shpresuar që do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit dixhital që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor. Uroj që këshilli i lartë gjyqësor të mos e vonojë më dhe ta çojë përpara, ne si qeveri kemi angazhuar fonde, të gjitha këto do të jenë efektive në parandalimin, krijimi i një sistemi shtetëror të mirë ndërthurur kur paralelisht me luftën kundër korrupsionit garantohet edhe liria, edhe e drejta e publikut për të pasur transparencë të plotë”, tha Rama.

Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44