Tërmeti i mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka zgjatur 40 sekonda, kjo e matur në aparaturat e Institutit të Gjeoshkencave. Epiqendra ka qenë 3 km në jug të Klosit ndërsa që prej mbrëmjes e deri gjatë ditës së hënë ka pasur një numër të konsiderueshëm të pasgoditjeve. Kjo sipas sizmologëve tregon që zona është ende duke çliruar energji.