Protestuesit mbushën rrugët e Kopenhagenit, kryeqytetit të Danimarkës për të treguar zemërimin e tyre ndaj kufizimeve të reja të vendosura kundër koronavirusit dhe rrezikut nga varianti i ri Omicron. Danimarka vendosi të kthente maskat e detyrueshme në publik si dhe në transportin publik të martën.