Gjykata e fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 dhunueset e 17 vjeçares. Pasi rasti u bë mediatik institucionet reaguan duke mos e konsideruar thjesht një rrahje mes adoleshenteve. Për 19 vjeçaren gjykata ka vendosur masën e burgut pa afat deri në përfundim të hetimeve ndërsa autorja tjetër 15 vjeç u la në arrest shtëpie.