Kursimet në banka të shqiptarëve kanë arritur në nivele rekord. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2021 depozitat bankare u zgjeruan në 1.22 trilionë lekë, gati 10 miliardë euro. Në raport me vitin 2020, depozitat bankare u shtuan me rreth 860 mln euro.