Top Channel/ “Në Angli me këngë Tropoje”/ Investigimi i britanikes “The Times”
21/02/2025 22:56

Gazeta britanike The Times ka publikuar një investigim të detajuar për mënyrat e reja se si shqiptarët po mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë reklama në TikTok që promovojnë kalimet ilegale. Pas një rënieje të dukshme të mbërritjeve me gomone, trafikantët kanë filluar të përdorin metoda të tjera, si kalimet me kamionë ose pasaporta të falsifikuara, duke shfrytëzuar platformat sociale për të rekrutuar emigrantë. Çmimet për udhëtimet ndryshojnë, me tarifa që arrijnë deri në 23.000 stërlina për kalimet me kamion, dhe deri në 3,000 paund për ata që zgjedhin udhëtimet me gomone. Një reklamë tjetër, e shoqëruar me një foto të një automjeti duke hipur në Eurotunnel, thoshte: “Si arrijnë britanikët në Francë për 35 minuta? Udhëtim me tren për në Angli. Për 40-50 minuta mbërrini në Mbretërinë e Bashkuar. Pagesa në mbërritje”. Videoja kishte në sfond një këngë popullore për qytetin e Tropojës, nga i cili mijëra njerëz u larguan drejt Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1998, pas kolapsit të ekonomisë shqiptare. Një reklamë e tretë thoshte: “Kemi udhëtime çdo ditë për në MB në pjesën e pasme të kamionit”. Ofronte një çmim prej 2.300 paund për një vend në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar. Reklamat janë një shembull i taktikave të përdorura nga “ndërmjetësit e emigrantëve” shqiptarë. Shqiptarët shpesh janë “ndërmjetës” të punësuar nga grupe më të mëdha të krimit të organizuar për të gjetur klientë në vendlindjen e tyre, duke fituar komision për çdo person që u kalojnë më tej.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55