376 milionë euro kanë dërguar emigrantët te të afërmit e tyre vetëm në pjesën e parë të vitit. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që prej vitit 2010 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Në raport me 6-mujorin e vitit të kaluar statistikat zyrtare tregojnë se emigrantët po sjellin më shumë para në vend pasi u rritën me 36 milionë euro.