710 miliardë lekë apo 7.1 miliardë euro u arkëtuan në buxhetin e shtetit për vitin 2024. Afro 670 milionë euro ose rreth 10.4% më shumë se në 2023 erdhën kryesisht si rezultat i të ardhurave në rritje të mbledhura nga TVSH-ja në import, tatimi mbi fitimin, kontributet shoqëore dhe shëndetësore por dhe akciza. Për ekspertët e tregut ky nivel i të ardhurave ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike dhe realizimit të pritshmërive në 2024.