Në vitin që lamë pas Shqipëria arriti të mbledhë të ardhura rekord në buxhet. Në buxhet u derdhën 643.4 miliardë lekë, gati 700 milionë euro më shumë apo 12.6% më shumë se një vit më parë. Nga krahu tjetër shpenzimet patën një perfomancë të dobët. Ato u realizuan në vetëm 95.6% të planit, ndërsa në vlerë absolute u rritën me 270 milion euro apo 3.6% më shumë. Deficiti i buxhetit parashikuar në 51 miliardë lekë gjithashtu nuk u realizua, ndërsa rreth 200 milionë euro mbetën pa shpenzuar nga buxheti, pavarësisht rialokimit që iu bë fondeve me dy akte normative.