Barra fiskale mbi qytetarët do të jetë edhe më e rëndë në vitin 2023. Kjo për shkak të një ligji miratuar nga Parlamenti dhe që ishte pjesë e Paketës Fiskale 2022, ku përcaktohet qartë se çdo vit akciza do të indeksohet me inflacionin. Në relacion shkruhet se duke patur parasysh se inflacioni në 10 vitet e fundit është rritur mesatarisht 1.5% – 2.2%, me këtë përqindje parashikohet të rriten edhe nivelet e akcizave të mallrave. Por, inflacioni arriti në 6,5% këtë vit dhe akciza do të rëndojë më shumë mbi qytetarët. Për ekspertët kjo është një taksë shtesë që i shtohet asaj të inflacionit, me naftën dhe produktet e tjera që do rriten nga 20 – 30 lekë