Ndëshkimi I personave që ndërtojnë pa leje ka qenë prioriteti i autoriteteve shqiptare por referuar shifrave në burg nuk janë ndërtues e sipërmarës që ndërtojnë palate por gratë. Javët e fundit top channel ka raportuar për artisten Mimoza Ahmeti e cila u dënua me 40 orë punë të detyrueshme nga gjykata e tiranës për rindërtimin e shtëpisë të shembur nga tërmeti në petrel dhe për një Bihane Shabën 74 vjeçaren e proceduar në shkozë pasi instaloi disa hekura që shtëpia të mos i shembej nga dheu që po shkiste në themele.