Buxheti faktik i vitit 2021 është shqyrtuar nga Komisioni i Ekonomisë ku kanë raportuar përfaqësues të qeverisë, por edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu. Në raportin e performancës për buxhetin 2021 KLSH ka konstatuar rreth 615 milionë euro dëm ekonomik. Rreth 19 miliardë lekë, apo gati 159 milionë euro llogaritet dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekte negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime.