Ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” do të përfshijnë rregulla të reja të deklarimit edhe për kategoritë të cilat paguajnë tatim në burim. Nga 8%-15% është norma që do të paguajnë qiradhënësit, pjesëmarrësit në lojërat e fatit por dhe çdo dividentë. Me formularin e ri individët do të deklarojnë çdo të ardhur, të dhënat personale, llojin e pagesës por dhe shumën e saktë të përfituar.