Top Channel/ Ndryshon taktika e luftës. Kievi sulm mbi logjistikën ruse
23/08/2026 22:36

Ushtria e Ukrainës ka ndryshua taktikën e sulmeve të saj me rreze të gjatë brenda territorit rus, duke shënjestruar shtyllat e tregtisë elektronike dhe logjistikës civile të vendit. Pasi goditi me dronë qendrat e kompanisë Ëildberries, Kievi ka vënë tashmë në shënjestër tregun e dytë më të madh online në Rusi, kompaninë Ozon. Gjiganti rus Ozon konfirmoi të dielën se një zjarr masiv ka shpërthyer në qendrën e tij të madhe logjistike në rajonin qendror të Orenburgut, pas një sulmi me dronë ukrainas, duke detyruar pezullimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve. Kjo goditje vjen vetëm 24 orë pas një sulmi të ngjashëm të shtunën ndaj një tjetër objekti të Ozon në rajonin fqinj të Samarës, ku mbetën të plagosur edhe disa punëtorë. Gjithashtu, gjatë natës është raportuar goditja e një qendre tjetër logjistike pranë një objekti të Ozon në periferi të Shën Petersburgut. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës doli me një deklaratë zyrtare duke konfirmuar se këto sulme janë pjesë e një fushate të qëllimshme për të gjunjëzuar rrjetin e shpërndarjes të Rusisë, i cili dyshohet se përdoret edhe për furnizimin e ushtrisë me pjesë këmbimi. Sakaq edhe Rusia ka vijuar sulmet mbi Ukrianë. Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar 573 pasagjerë pasi një dron rus goditi një tren pasagjerësh në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës, duke i vënë flakën lokomotivës, sipas policisë dhe shërbimeve të emergjencës. Ndërsa evakuimi ishte në vazhdim, një dron i dytë goditi të njëjtin tren - megjithëse nuk u raportuan viktima ose të lënduar. Nëntëmbëdhjetë autobusë u vendosën për të transportuar pasagjerët në një vend të sigurt.

Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51