Top Channel/ Ndryshon relatori, Salianji: Skandal! Reagon Gjykata e Lartë
27/01/2025 19:48

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin për shqyrtimin e rekursit të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, për dënimin e tij me 1 vit burg. Fillimisht, Gjykata e Lartë ka shpallur relatore gjyqtaren Albana Boksi, por më pas çështjen ja ka kaluar gjyqtarit Sokol Binaj. Duke e cilësuar këtë lëvizje një skandal të Gjykatës së Lartë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, denoncon nga qelia e Burgut të Fierit, se po manipulohet qëllimisht shorti, në mënyrë që të pengohet pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e 11 majit. “Duhet të mbahem në burg, të mos lejohem të merrem me politikë, të bëj fushatë, të kandidoj! Ndryshimi apo manipulimi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa. Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë! Kjo është autokracia në veprim, ky është pushteti i sunduesit. Ky është regjimi!” Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka pranuar se është ndryshuar relatori, duke sqaruar se çështja i ka kaluar gjyqtarit Binaj, pasi ai ka shqyrtuar më parë kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit. “Për të respektuar përputhshmërinë me praktikën që është ndjekur në të gjitha rastet e kësaj natyre, është kryer kalimi i çështjes për shqyrtimin e rekursit tek gjyqtari Sokol Binaj, i cili është gjyqtari që ka shqyrtuar më parë kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit”. Ish-deputeti Ervin Salianji e cilëson gjithë procesin ndaj tij si politik, ndërsa paralajmëron se do të mbajnë përgjegjësi ata që e çuan pas hekurave.

Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32
Top Channel/ Rama: Nuk jap dorëheqjen. Qeveria ndryshohet me zgjedhje, jo me dhunë
15/10 15:15
Top Channel/ Anulohet seanca/ Deputetët e Ps largohen nga parlamenti pas dhunës në Tiranë
15/10 12:02
Top News-Sulmi ndaj Kuvendit e ministrive/Reagojnë titullarët: Vandalizmi s’ka lidhje me studentët
14/10 23:06
Top News- Deputetet e PD sherr me policët, përplasjet tek komisariati numër 3
14/10 21:49