Kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në ligjin e sigurimeve shoqërore që lehtësojnë ndjeshëm punëdhënësit dhe punëmarrësit, që i paguajnë sigurimet në bazë të pagës maksimale, pasi rritja e pagës minimale do të shoqërohet me një rritje shumë më të ulët sesa deri tani të pagës maksimale. Kështu sipas ndryshimit të ligjit, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.