Nëpërmjet një akti normativ të datës 11 qershor Këshilli i ministrave ka ndryshuar buxhetin për vitin 2025. Pas një analize për 5 muajtë e parë të vitit, 11.8 miliardë leke do të alokohen apo rialokohen në mbështetje të sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike. Siguria digjitale do të marrë dhe vëmendjen kryesore. Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë në formën e një rialokimi në drejtim të sigurisë digjitale dhe rritjes ekonomike.