Në parlament ka mbërritur ligji për të bërë disa ndryshime të rëndësishme në skemën e sigurimeve shoqërore. Ndryshimet e reja pritet të prekin pagën maksimale, e cila sipas formulës aktuale, me ndryshimin e pagës minimale rritej me të njëjtën përqindje. Me propozimet e reja synohet që paga maksimale të mos rritet me të njëjtën përqindje me pagën minimale, por në të njëjtën vlerë absolute me të.