Top Channel/ Ndryshojnë 41 ligje për në BE, nga prokurimet publike te pastrimi i parave
09/09/2026 19:40

Parlamentit të Shqipërisë në muajt në vazhdim do t’i duhet të ndryshojë 41 ligje aktuale duke i përshtatur me ato të BE për të avancuar me mbylljen e kapitujve ne kuadrin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Lista me 41 ligjet që duhen amenduar, pritet t’i vihen në dispozicion opozitës nga kryetari grupit parlamentar të PS Taulant Balla pas premtimit publik në seancën e së martës. Top Channel e disponon listët e plotë të projektligjeve që duhen miratuar dhe fokusi është përmirësimi i procedurave të prokurimit publik, përfshirë dhe tenderat në fushën e mbrojtjes së sigurisë, ku ka pasur debate kohët e fundit. Po ashtu një nga projektligjet është dhe ai i pastrimit të parave si dhe problemi i përhershëm i ligjit për financimin e partive politike. Në funksion të mbylljes të KAPITULLIT 17 Politika Ekonomike dhe Monetare duhet të miratohet Projektligji "Për Bankën e Shqipërisë" Për të realizuar kërkesat e KAPITULLI 4 - Lëvizja e Lire e Kapitali Ministrisë së financave do ti duhet të miratojë ndryshimet për Projektligjin “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”. Mbyllja e KAPITULLIT 5 kërkon ndryshime në ligjin "Për Prokurimin Publik". Por nuk mbaron me kaq Shqipëria do të duhet të tregojë kujdes në përafrimin e legjislacionit për “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” KAPITULLI 16 – Tatimet, i kërkon Shqipërisë të ndryshojë ligjin "Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor. Për të avancuar me KAPITULLIN 15 duhet të miratohet Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj". Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të KAPITULLI 14 – Politika e Transportit i kërkohet një ndryshim thelbësor i ligjit aktual “Për transportin e mallrave të rrezikshme”. KAPITULLI 10 - Shoqëria e Informacionit dhe Media kërkon përafrimin e ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” me fokus projektligjin “Për rregullat e harmonizuara mbi inteligjencën artificiale” NË KAPITULLIN 32 - Kontrolli Financiar, për të arritur standardet legjislative të BE kërkohen ndryshime në Kodin Penal. Ndryshimet e kërkuara për KAPITULLI 23 - Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore përfshinë nevojën e miratimit të dy projektligjeve “Për financimin e partive politike” dhe “Për donacionet dhe sponsorizimet”.

Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57