Ndryshimi i klimës po bëhet aq i prekshëm për fshatarët grekë, sa të diskutojnë deri edhe vetë ekzistencën e tyre. Nxehtësia, thatësira e mungesa e ujit po prekin bujqësinë vendase, e sidomos ullinjtë. Në Lesbos, thonë se ishulli nuk mund të imagjinohet pa drurin e ullirit. “Ulliri është pjesë e kulturës sonë. Këtu në Lesbos ka miliona drunj ulliri.