Top Channel/ Ndryshimet e Tokës/ Bërthama rrotullohet më ngadalë, ndryshon gjatësinë e ditës me…
17/06/2024 22:32

Bërthama e brendshme e Tokës po rrotullohet më ngadalë. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Kalifornisë Jugore të botuar në revistën “Nature”. Të dhënat e reja i japin fund debatit 20 vjeçar mbi këtë çështje, duke treguar se shpejtësia e rrotullimit filloi të ulet duke filluar nga viti 2010, duke e bërë bërthamën më të ngadaltë se sipërfaqja e Tokës. Po nga se përbëhet bërthama e brendshme e Tokës? Ajo është një sferë e ngurtë e përbërë pothuajse ekskluzivisht nga hekuri, e rrethuar nga një bërthamë e jashtme e lëngshme e bërë prej hekuri dhe nikeli. Pak a shumë llogaritet të jetë sa madhësia e Hënës. Pjesa më e brendshme ndodhet në një thellësi mbi 4800 kilometra dhe për këtë arsye nuk mund të studiohet drejtpërdrejt. Prandaj, për të mbledhur informacion mbi përbërjen dhe lëvizjet e saj, studiuesit duhet të shfrytëzojnë valët sizmike të krijuara gjatë tërmeteve dhe ngjarjeve të tjera të ngjashme. Autorët e studimit përdorën informacione nga 121 tërmete që u përsëritën në disa ishuj në Oqeanin Atlantik, midis viteve 1991 dhe 2023, si dhe informacione të marra falë testeve bërthamore sovjetike, franceze dhe amerikane të kryera gjatë viteve shtatëdhjetë. "Kur pashë për herë të parë se sizmogramet sugjeronin një ngadalësim, u hutova," komenton Xhon Vidal, i cili koordinoi studimin. "Por kur vëzhgimet e tjera sinjalizuan gjithashtu të njëjtin model, përfundimi ishte i pashmangshëm: bërthama u ngadalësua për herë të parë pas shumë dekadash," shton ai. Sipas studiuesve, ky ndryshim në rrotullim mund të jetë për shkak të përzierjes së bërthamës së jashtme dhe tërheqjes gravitacionale që krijohet me mantelin shkëmbor. Studimi arrin në konkluzionin se ky ngadalësim mund të ndryshojë gjatësinë e ditës me një fraksion të sekondës, një ndryshim pafundësisht i vogël që do të ishte i vështirë të vihej re. Pamejt: AFP

Top Channel/ Erdogan kritikon Europën: Pa Turqinë nuk ka siguri
22/09 23:05
Top Channel/ “Betejë” me helmeta e shufra në Katania, tre policë përfundojnë në spital
22/09 21:58
Top Channel/ Sanchez i thotë “jo” pritjes së Trump në OKB! Kryeministri spanjoll mungon në New York
22/09 21:50
Top News- Trump falënderon Shqipërinë: Mesazh i veçantë në OKB për aleatët e Gazës
22/09 21:01
Top Channel/ Burnham: Mund të bashkohemi me BE! Laburistët në presion për të përmbysur Brexit
22/09 20:02
Top Channel/ Trump falënderon Shqipërinë në OKB, fjalimi i presidentit të SHBA në Asamble
22/09 19:35
Top News – Erdogan kërkon heqjen e vetos në OKB / Rusia kundër: KS të shtojë anëtarë të rinj
22/09 15:34
Top Channel/Arabia Saudite rihap naftësjellin, gati eksportet nga Deti i Kuq: Bie nafta Brent!
22/09 15:03
Top News – Trump bëhet ‘mute’ / Mediat e mëdha amerikane bojkotojnë presidentin
22/09 13:33
Top Channel/ “Grafia e zgjedhjeve”, Gjermania e ndarë në dysh: Zonat rurale me AfD, qytetet majtas!
22/09 12:13
Top Channel/ Të shtëna në një shkollë në Turqi, 8 të plagosur: Arrestohet i dyshuari!
22/09 11:49
Top Channel/ Erdogan kërkon riformimin e OKB-së: “Të hiqet e drejta e vetos”!
22/09 11:30
Top News – Shpërthejnë plumbat në shkollë / Tronditet Turqia, tetë të plagosur nga të shtënat
22/09 11:16
Top Channel/ Sot Asambleja e Përgjithshmë e OKB-së, Trump takohet me Zelensky-n?!
22/09 11:09
Top News- Ngarkesa sekrete e F-35 përfundon në Hong Kong, SHBA del zbuluar
21/09 23:00
Top Channel/ Hoqi dorë nga bota e kinemasë për milionat e portaleve për të rritur, rrëfen aktorja
21/09 23:00
Top Channel/ Trump: Rusia e ka humbur kontrollin mbi naftën prej Ukrainës
21/09 22:57
Top News- SHBA zbulon komplotin rus: survejim dhe vrasje të shënjestruara në Uashington
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:50