Top Channel/ Ndryshime në ligjin “Antimafia”, dyshime se u kthehen personave të goditur
06/07/2026 19:49

Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë e vëna në rrugë kriminale, ato vijojnë të mbeten problem. Për të thelluar luftën ndaj pasurive kriminale, por edhe për t’i vënë këto pasuri në përdorim, ligji “Antimafia” i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi. Në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja renditi të dhënat e përdorimit të këtij instrumenti kyç 15-vjeçar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Analiza tregon se ligji ka prodhuar rezultate konkrete, por jo në mënyrë të njëtrajtshme të në gjitha fushat ku përdoret. Është përdorur si duhet në krimin e organizuar dhe narkotikët, por sa i përket korrupsionit dhe përdorimit autonom, ky ligj mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar”, shprehet Manja. Raporti, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, dhe që mban autorësinë e një grupi ekspertësh të mbështetur nga ambasada britanike në Tiranë, evidenton dhe problematika, mes të cilave rreziku që pasuritë e konfiskuara të rikthehen në mënyrë të tërthortë te personat e goditur. “Raporti evidenton nevojën për forcimin e mekanizmave të administrimit dhe ripërdorimit të pasurive të konfiskuara, përfshirë kontrollin paraprak të procesit të rishitjes”, shtoi Manja. Ky shqetësim është ngritur dhe nga deputetë të majtë dhe të djathtë, në Komisionin e Ligjeve. Deputeti demokrat, Arjan Ndoja, ngriti dyshime për personat e tretë në mirëbesim, duke kërkuar ndryshime në ligjin antimafia. “Personat e tretë një ditë të bukur gjenden të përballur para faktit se ndaj tyre ka ndodhur konfiskim, mos vallë duhet një ndryshim në lidhje me këtë”, u shpreh Ndoja. Një shqetësim i tillë u evidentua edhe nga ligjvënësi socialist, Damian Gjiknuri, në seancën e të premtes, ku i pranishëm për raportim ishte dhe kreu i SPAK, Klodjan Braho. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi që Agjencia e Sekuestrimit të Aseteve të forcojë kapacitetet e saj, jo vetëm për të standardizuar procedurat e trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, por duhet t’i vërë në përdorim.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27