Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, është shprehur se së shpejti do t’i drejtohet Kuvendit me disa propozime për ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Manja u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një të tretë, nuk meriton të jetojë më mes nesh, por të ndëshkohet.