Ndotje e lartë mjedisore në impiantin e ujërave të ndotura në Shënavlash të Durrësit. Për të shmangur dëmtimin e rëndë të këtij impianti është bërë ndërprerja e punës në të, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit e kësaj ndotjeje. Njoftimi është dhënë nga Ujësjellës Kanalizimet e Durrësit që kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve për këtë ngjarje të rëndë mjedisore.