Disa persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitjeje toke në një kamp pushimi në zonën turistike të Mount Maunganui, në Zelandën e Re. Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se, deri tani, nuk ka shenja jete në kampin e goditur nga masivi i dheut. Ministri për Menaxhimin e Emergjencave, Mark Mitchell, konfirmoi se mes personave të zhdukur është “të paktën dhe një vajzë e mitur”.