Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur ditën e hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare. Sipas njoftimit të Depratamentit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars. Paraditën e sotme ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.