Policisë Kufitare Shqiptare i janë shtuar 11 dronë të rinj me kamera termike për të kontrolluar kufirin tokësor dhe detar me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Dronët erdhën si dhuratë nga qeveria britanike e cila ka si qëllim rritjen e kapaciteteve të policisë shqiptare. Më herët me fondet e qeverisë britanike u ndërtua dhe Komisariati i ri i Rinasit ku tashmë britanikët do të asistojnë edhe me ekspertizën e tyre.