Pavarësisht se negociatat për paqen në Sharm El Sheiku të Egjipt duket se po ecin mirë, në terren, qasja e Izraelit nuk ka ndryshim. Forcat izraelite ndaluan këtë mëngjes në ujëra ndërkombëtare disa anije të tjera, që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazën e rrënuar nga lufta. Kjo është hera e dytë që Izraeli ndalon anije të tilla brenda kësaj jave.