31-vjeçari, Anesti Tahiraj, është arrestuar në fshatin Kreshpan të Fierit, pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë që kishte marrë me qira. Për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën në sipërfaqe të tjera toke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.